Reshjet e borës, Policia me apel për shoferët

(Lajm i përditësuar)
Reshjet e borës, Policia me apel për shoferët
Për shkak të reshjeve të shiut dhe të borës, policia ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes.
Në njoftimin e policisë kërkohet nga shoferët që të mbajnë distancë dhe ngadalësim të shpejtësisë gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë”, thuhet në njoftim.
Borë në pranverë
Në ditët e para të stinës së pranverës, po mban mot i paqëndrueshëm, me borë dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve.
Në disa fotografi të dërguar nga lexuesit tanë shihet që në disa vende bora ka mbuluar rrugët.
Në orët e pasdites në Kosovë kanë filluar edhe reshjet e shiut ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga meteorologët.

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?