Reshjet e shiut vërshojnë edhe QKUK-në

Rrjedhje uji në dy klinika

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me intensitet të lartë, në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë është grumbulluar sasi e ujit.
Sipas një njoftimi, gjatë largimit të ujit nga sektori teknik i QKUK-së, ka ndodhur rrjedhja në dy klinikat në fjalë, por që nuk e ka penguar punën, meqë pacientët kanë marrë shërbimet shëndetësore./21Media

Back to top button