Anglia e nis fuqishëm Botërorin, shkatërron Iranin

Ka përfunduar me fitore të thellë të Anglisë ndaj Iranit ndeshje e parë e Grupit B të Kampionatit Botëror. Megjithëse ndeshja nisi me ritëm më të ulët, Anglia shpërtheu në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë duke realizuar tre gola.
Bellingham në minutën e 35’, Saka në të 43-tën dhe Sterling në minutat shtesë shënuan për të shkuar në pushim krejtësisht të qetë para pjesës së dytë.
Bakay Saka shënoi të dytin personal në minutën e 62’, e pastaj në listën e realizatorëve hynë edhe Marcus Rashford dhe Jack Grealish për Anglinë, kurse Taremi realizoi të dy golat për Iranin.
Bakay Saka shënoi të dytin personal në minutën e 62’, e pastaj në listën e realizatorëve hynë edhe Marcus Rashford dhe Jack Grealish.
Pjesë e Grupit B janë edhe SHBA dhe Uellsi që do të ballafaqohen sonte nga ora 20:00.

Back to top button