Thaçi dhe Beqaj në Këshillin e Biznesit Francë-Kosovë

Do të prezantohen përparësitë e Kosovës për tërheqjen e investimeve nga kompanitë e huaja në Francë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë të Këshillit të Biznesit Francë-Kosovë të MEDEF International që mbahet në Paris.

Sipas njoftimit të ministrisë së Inovacionit, në këtë takim do të prezantohen përparësitë e Kosovës për tërheqjen e investimeve nga kompanitë e huaja.

Ministri Besim Beqaj do të prezantojë mundësitë dhe përparësitë e Kosovës për tërheqje të investime të huaja në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, thuhet tutje në njoftim.

Back to top button