Revy mode në burg

Burgu Obrajes në La Paz të Bolivisë ditë më parë u bë vendngjarje mode. Në oborrin e tij defiluan të burgosurat, të cilat prezantuan dizajne.
Kjo revy u organizua me rastin e shënimit të ditës së gruas.
Numri i të burgosurave, të cilat defiluan atje ishte 15. Ato prezantuan disa dizajne të thurura me dorë, të cilat i punuan në burg. Punimet janë për shitje.
E burgosura Maria Teresa Perez me këtë rast tha se në burg ka krijuar dizajne me dorë me qëllim që tu ndihmojë fëmijëve të tyre, disa prej të cilëve jetojnë në burg me nënat e tyre.
E burgosura tjetër, Gisela Gutierrez tha se me këtë revy mode duan të  demonstrojnë se gratë e burgosura ia dalin çdo ditë. E tani me rastin e shënimit të Ditës së Grave në Bolivi, ajo tha se krenohen që janë gra.
Përgjegjësi i burgur Obrajes në La Paz lavdoi gratë e burgosura për këtë përpjekje të tyre. Kjo dëshmon se edhe burgu ofron mundësi mbijetese. Edhe në burg ka nëna që edukojnë fëmijët e tyre, i ushqejnë ata dhe përpiqen të punojnë për të ftuar para. E kjo shihet qartë sot me këtë revy mlode, u shpreh ai.
Dita e Grave në Bolivi shënohet në përkujtim të Adela Zamudio, e cila ishte poete, skenariste e gur themeli i lëvizjes feministe në Bolivi. Ajo ishte lindur në vitin 1854, ndërkaq ka vdekur në vitin 1928./21Media

Back to top button