Rexhaj: Është një lloj i dezinformimit kur thuhet se po dështon seanca sepse nuk po votohet kryetarja

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj për RTV21 para nisjes së seancës së 33-të për konstituim për opozitën tha se ata se një komision që sipas tij do të duhej në mënyrë normale ta përcaktonte pastaj votën për kryetaren e Kuvendit.

Ai vlerëson se dështimi i seancave është një lloj i dezinformimi “kur thuhet se po dështon seanca sepse nuk po votohet kryetarja”.

“Tashmë ne po e votojmë një komision rrjedhimisht nuk është në votim kryetarja e Kuvendit mirëpo këta nuk po e votojnë as pra një komision që do të duhej në mënyrë normale ta përcaktonte pastaj votën për kryetaren e Kuvendit dhe pastaj mendoj që është një lloj i dezinformimit kur thuhet se po dështon seanca sepse nuk po votohet kryetarja”, tha Rexhaj. /21Media

Back to top button