Rexhaj i VV-së paralajmëron: Së shpejti do t’i keni qëndrimet zyrtare të LVV-së dhe të Nismës

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj për RTV21 ka paralajmëruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj do të dalin me deklarata lidhur me situatën në Kuvend.
Ai ka shtuar se bisedat do të vazhdojnë.
“Besojë që së shpejti do t’i keni edhe qëndrimet zyrtare të LVV-së dhe sigurisht edhe të Nismës, pra bisedat do të vazhdojnë dhe sigurisht ne jemi optimist që mund të kemi një marrëveshje me ta por edhe me të tjerët për ta krijuar ta themi mundësinë e konstituimit të Kuvendit dhe kjo mendoj që nuk është detyrë vetëm e një subjekti politik por ashtu siç është e parashikuar prej aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese është detyrim dhe obligim për të gjithë deputetët”, ka thënë ai.
Për takimin e Kurtit dhe Limajt Rexhaj nuk dha detaje, ai shtoi se kjo i takon Kurtit që t‘i thotë detajet. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?