Rexhaj: Kryetarët e rinj duhet t’i kryejnë detyrat në objekte komunale

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, thotë se situata në veri duhet të shtensionohet nga vetë  ata që e kanë krijuar e që, sipas saj, janë struktura kriminale të dirigjuara nga Lista Serbe dhe presidenti , Vuçiq.

Deputeti Arbër Rexhaj, thotë se kryetarët e rinj duhet  t’i kryejnë detyrat e tyre në objektet komunale.

“Ata nuk ishin protestues por struktura ilegale  të dirigjuara nga Radojçiqi dhe Vuçiqi, të cilat treguan fytyrën e vërtetë ose ta themi me drejtë atë që përherë thonim se kishim të drejtë. Mendoj se këndi i argumenteve të qeverisë u përplotësua dje në këndvështrimin e asaj se kryetarët e komunave sigurisht që detyrat duhet t’i kryjen në objekte komunale…Nuk ishte protestë e pakënaqësisë së qytetarëve civil e njerëzve të zakonshëm por kishte akte banditeske që me çdo kush donin sfidimin e rendit kushtetues dhe ligjor të Kosovës. Shtensionimi i situatës vie pikërisht nga ata që e krijojnë tensionin në  këtë rast nga strukturat kriminale të Listës serbe e të Vuçiqit”, tha Rexhaj për RTV21.

Ai foli edhe për reagimet e ashpra të faktorit ndërkombëtar sidomos të SHBA-së, duke thënë se i mirëkuptojnë reagimet dhe shqetësimet e tyre por që nuk mund të bien pre dhe të stepen prapa kërcënimeve e shantazheve të strukturave ilegale kriminale serbe./21Media

 

 

Back to top button