Kaloni te përmbajtja kryesore

Rexhaj: Mehani është dashur të thirret nga organet e drejtësisë atëherë kur e quajti Lushtakun njeri të Serbisë

Analisti Shkodran Rexhaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se arsyeja pse është ardhë deri te sulmi fizik ndërmjet përfaqësuesve politikë të LVV-së dhe PDK-së është se organet e rendit nuk kanë reaguar me kohë, kur është nisur gjuha linçuese.

“Sepse në qoftëse një person përfaqëson një institucion, zotëri Mehani nuk përfaqëson më vetëm vetveten, nuk përfaqëson vetëm emrin dhe mbiemrin e tij por një pozitë që është publike, ka qenë kandidat për kryetar komune dhe pastaj zëvendëskryeministër dhe kandidat për deputet, në momentin që një person në këto pozita udhëheqëse, përfaqësuese jep deklarata të tilla institucionet e drejtësisë është dashur me thirrë edhe me thanë a ka mundësi me na i dhënë faktet për akuzat që po i bën”, tha ai.

“E para zotëri Mehani është dashtë me u thirr, në momentin që thu një person i caktuar është i Serbisë ti duhet me dalë me dhanë fakte, nëse nuk ke dhanë fakte atëherë e kemi ligjin për shpifje edhe duhet me vendos ligji”, tha Rexhaj duke thënë se nuk e arsyeton as personin që e ka nisur debatin që ai e quajti të turpshëm e as dhunën.

“I cili nuk përfaqëson vetëm institucionet zotëri Lushtaku por edhe një institucion më të shenjtë”, tha Rexhaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button