Rexhaj: Qenia e Kurtit po i pengon opozitës e në veçanti këtyre deputeteve sulmues

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në një intervistë për RTV21 i ka bërë thirrje Policisë q♪7 deputetët që morën pjesë në sulmin ndaj Kryeministrit, Albin Kurti të dalin para drejtësisë.

“I bëjë thirrje Prokurorisë dhe Policisë që të gjithë deputetët që kanë qenë të dhunshëm të thirren para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, tha Rexhaj.

Rexhaj tutje ka shtuar se është i pakuptimit, reagimi që u bë sot ndaj Kurtit.

“E pa kuptimit reagimi që iu Kurtit, sic po e shoh unë kohën e fundit vet qenia e Albin Kurtit po i pengon opozitës në përgjithësi, e në veçanti këtyre deputeteve sulmues”, ka shtuar Rexhaj./21Media

 

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button