Lushtaku: Pak e rëndësishme a do të më godasin apo të me vrasin, do të qëndroj i fortë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, i cili e filloi kaosin në Kuvend duke e sulmuar kryeministrin Albin Kurti me ujë, ka thënë se nuk do të ndalet dhe do të qëndroj i fortë.

“Është pak e rëndësishme a do të më godasin apo të më vrasin, sepse do të qëndroj i fortë ashtu si familja ime në kohën më të vështirë, në kohën e okupimit serb, kemi me qëndru të fort me çdo aksion politik dhe demokratik, edhe pse mundohen me na ndalë fjalën e lirë. Aktivitetet demokratike dhe protestën demokratike ata kurrë nuk do mund të na ndalin”, tha Lushtaku.

Lushtaku i përfshirë në rrahje, tha se kishte një sulm të koordinuar ndaj tij nga ministrat e VV-së. Ai tha se do të ushtrojë padi ndaj Besnik Bislimit, Hekuran Muratit e Albulena Haxhiut./21Media

Back to top button