Rexhaj: Serbia duhet të sanksionohet nga BE-ja

(Lajm i përditësuar)


Rexhaj: Serbia duhet të sanksionohet nga BE-ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në ”Click’ të RTV21 tha se pas sulmit terrorist të Serbisë në veri të Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet nga Bashkimi Evropian (BE).

”Kemi të bëjmë me një Serbi që duhet të marrë sanksionet nga BE, pra Kosovës t’i hiqen masat që i janë vendosur padrejtësisht dhe t’i vendosen këto sanksione Serbisë”, tha Rexhaj ndër tjera.


Elshani: Rreziku nuk ka kaluar ende

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani në ”Clcik” të RTV21 foli për situatën në veri të Kosovës pas tensioneve që filluan të dielën.

Elshani tha se Policia e konsideron që rreziku në veri ende nuk ka kaluar.

”Duke marrë parasysh numrin e madh të njerëzve, sasinë e madhe të armatimit konsiderojmë se rreziku nuk ka kaluar, do shohim në të ardhmen si do zhvillohet situata. Policia e Kosovës është e dedikuar që ta zbatojë ligjin”, tha Elshani.

Tutje Elshani shtoi se gjatë gjithë kohës kanë qenë në kordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Elshani ndër tjera ka shtuar se Manastirin e Banjskë nuk kanë ”gjetur armatim të depozituar brenda”./21Media

Back to top button