Rezidenca 60 milionëshe që blenë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
Muajt e fundit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë duke vizituar prona të ndryshme në Kaliforni dhe më në fund vendosën për një në Beverly Hills për të cilën paguan 60 milionë dollarë.
Pas disa muajsh në kërkim të një vendi ëndrrash, Jennifer López dhe Ben Affleck kanë gjetur rezidencën perfekte për të jetuar së bashku.
Çifti ishte parë më parë në një rezidencë tjetër në zonën e stilit francez . Rezidenca e zgjedhur ka një shtrirje prej 29,000 metrash katrorë të shpërndarë në pesë dhoma gjumi, shtatë banja, sallë, kuzhinë, dhomë ngrënie, dhomë ndenjeje, dhomë televizive, kinema, dhomë lojërash, bar, bodrum vere, sallon bukurie dhe pajisje të tjera, përcjell portalio rtv21.tv
Përveç shtëpisë kryesore, toka e madhe ofron dy shtëpi për mysafirë dhe një garazh me kapacitet për tetë automjete.
Pamja e jashtme e pronës mund të konsiderohet më tërheqëse, pasi ajo ka zona të gjelbra të gjera me një tarracë, pishinë, zonë spa, xhakuzi dhe hapësira të tjera për të dy për t’u shijuar në natyrë.
Ky pallat ka një histori mjaft tërheqëse artistësh. Prej disa vitesh vendi i përkiste aktorit Danny DeVito dhe në vitin 2018 kaloi në duart e James Packer, një miliarderi australian i cili ishte i dashuri i këngëtares Mariah Carey.
Edhe pse nuk ka ende shumë detaje të brendshme, çifti pritet të nisë një proces rimodelimi për të siguruar që pallati të ketë stilet e preferuara të të dyve.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fejuan për herë të dytë para dy muajsh dhe me siguri që tani kur kanë gjetur një shtëpi do të fillojnë të planifikojnë një dasmë./21Media