Rezoluta e OKB-së, Kurti: Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar miratimin e Rezolutës së OKB-së, për Gjenocidin në Srebrenicë.
Në llogarinë e tij në X, Kurti ka shkruar se gjenocidi në Srebrenicë shënon masakrën më brutale të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar Kurti.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të enjten me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën. Në këtë votim morën pjesë 193 shtete prej tyre, 19 ishin kundër dhe 68 abstenuan, gjatë votimit vendet nuk patën të drejtën e vetos. Me këtë rezolutë 11 korriku do të caktohet si si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.
Kosova has joined as the 36th member of the European Council on Legal Medicine. At yesterday’s ECML GA meeting in Athens, unanimous approval was granted for Kosova’s membership, underscoring our commitment to fostering collaboration in legal medicine.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 24, 2024