Rezultatet e ndeshjeve të Superligës së Kosovës

 
Ka përfunduar xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës, ku në kuadër të programit të sotëm kemi pasur dy ndeshje interesante.
Drenica ishte mysafire e Ulpianës, ndërsa kampioni Prishtina zhvilloi ndeshje në “Fadil Vokrri” kundër Gjilanit.
Drenica e ka mposhtur Ulpianën 1:0, ndërsa Prishtina barazoi me rezultat 1:1 kundër Gjilanit.
Me tri pikët e reja, Drenica tani zë vendin e parë me 10 pikë, kurse Ulpiana zë vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë.
Në anën tjetër, skuadra e Prishtinës me barazimin e sotëm pozicionohet në vendin e shtatë në tabelë me vetëm dy pikë, katër më pak se rivali i sotëm Gjilani që zë vendin e gjashtë.
Rezultatet përfundimtare:
Drita 0 – 0 Ballkani
Feronikeli 1 – 0 Dukagjini
Llapi 0 – 3 Malisheva
Ulpiana 0 – 1 Drenica
Prishtina 1 – 1 Gjilani.

Back to top button