Ribashkohet grupi Spice Girls

Victoria Beckham thuhet se do t’i bashkohet sërish grupit Spice Girls për ta shënuar 30-vjetorin e grupit me një performancë kryesore në Glastonbury.
Dizajnerja 49-vjeçare nuk pranoi të bashkohej me Emma Bunton, Geri Horner, Melanie C dhe Mel B për turneun e tyre në vitin 2019.
Ribashkimi i grupit pritet të përfshijë një performancë kryesore në Glastonbury dhe shfaqjen e një dokumentari.
“Vitet e fundit Spice Girls, kanë funksionuar si katërshe, por, për herë të parë, pas një kohe të gjatë, Victoria do të performojë bashkë me tri artistet tjera”, i tha një burim gazetës “The Sun”.
Victoria performoi për herë të fundit me grupin në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012.
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA