Rihanna me performancë të mrekullueshme në “Oscars”

Në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve “Oscars” ‘aktorja më e mirë’ u zgjodh Michelle Yeoh, gjersa Brendan Fraser u shpall ‘aktori më i mirë’.
Sa i përket filmave, “Everything Everywhere All at Once” fitoi gjithsej shtatë çmime edhe atë për ‘filmin më të mirë’.
Përveç disa prej yjeve të famshëm, e pranishme në edicionin e sivjetmë ka qenë edhe ylli i muzikës pop, Rihanna.
35-vjeçarja performoi hitin “Lift me up” si kolonë zanore të “Black Panther: Wakanda Forever”.
Rihanna dhuroi një performancë spektakolare duke i dhënë momente shumë emocionuese skenës e publikut.
35-vjeçarja është në pritje të fëmijës së dytë me reperin ASAP Rocky./21Media