Rihanna zbulon shtatzëninë e dytë

Rikthimi i shumëpritur i yllit të muzikës, Rihanna në skenën e muzikës ndodhi mbrëmë në shfaqjen sportive “Super Bowl”.
Gjatë performancës Rihanna ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, pasi i befasoi fansat me një rikthim madhështorë.
34-vjeçarja, solli në jetë fëmijën e saj të parë vetëm nëntë muaj më parë.
Zbulimi i shtatzënisë së Rihannas ishte befasia e natës, pasi ajo më parë i tha Nadeska Alexis të Apple Music para performancës se kishte hezituar të nënshkruante për performancën sepse ishte bërë nënë vetëm pak kohë më parë.
Kjo është hera e parë që ajo performon në televizion drejtpërdrejt që nga viti 2018, ku ajo ishte  bashkuar me DJ Khaled në skenë për të kënduar “Wild Thoughts” në “Grammy Awards”./21Media

Back to top button