Javën e Pavarësisë Krasniqi e nis me homazhe te varri i Adem Demaçit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, Javën e Pavarësisë e ka nisur duke bërë homazhe te varri i Adem Demaçit, bashkë me gruan dhe fëmijët e tij.
Në një postim në Facebook Krasniqi ka publikuar fotografi duke vendosur lule mbi varrin e Deçait, teksa ka shkruar se Demaçi është simboli i sakrificës, guximit dhe atdhedashurisë – karakteristika të cilat mishërojnë përpjekjet e shumë brezave në rrugën e lavdishme të lirisë.
I pari i PDK-së poashtu thotë se mirënjohja për të duhet të tregohet edhe përmes ngritjes së një shtatoreje meritore në Prishtinë./21Media

Back to top button