Rihanna zë vendin e parë me koncertin në Super Bowl 2023

Koncerti i Rihanna-s të cilin ajo e mbajti në Super Bowll Halftime 2023, më i shikuari deri më tani në këtë ngjarje.  Kjo u bë e ditur bazuar në të dhënat e kompanisë Nielsen.

Sipas tyre, kjo këngëtare me këtë koncert që u organizua me 12 shkurt 2023 pas pesë vite largimi nga skena, tërhoqi 121.017 milionë shikues.

Rihanna u vlerësua në pozitën e parë në këtë kategori, me ç’rast ia zuri vendin Katy Perryt e cila në vitin 2015 me interpretimin e saj bëri për vete deri në 120.7 milionë shikues.

Rihanna me këtë koncert u çmua në mbarë botën. Shumë prej fansave kanë vlerësuar paraqitjen e saj për mos përfshirje të këngëtarëve të tjerë në skenë.

Sipas organizatorëve, Rihanna arriti sukses të madh. Njerëzit duan ta shohin atë në skenë, dhe ajo edhe kësaj radhe ia doli ti plotësojë pritjet e tyre, thuhet në deklaratën e organizatorëve.

Ata po ashtu kanë çmuar lartë paraqitjen e saj ku kanë thënë se vallëzim si të sajin nuk kanë parë në skenë me vite, se ai ishte spektakular.

Rihanna në këtë koncert veç performimit tregoi edhe se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Pra, ajo dhe bashkëshorti i saj Asap presin fëmijën e dytë. Sa i përket këngëve që ajo performoi atje, në mesin e tyre janë hitet si: “Only Girl in the World”, “We Found Love” “S&M”, “Rude Boy”,“Work” e shumë të tjera.

Sipas të dhënave, miliona dashamirët që morën pjesë në Super Bowl 2023, atje shkuan falë Rihanës më shumë se për lojën që u zhvillua atje./21Media

Back to top button