Ballkani një hap prapa në luftën për titull, shkëputet Drita

Kanë përfunduar dy derbit e programit të sotëm të Superligës së Kosovës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani dhe Prishtina kanë barazuar 1:1.

Rezultatin i pari e zhbllokoi Shefit Shefiti, i cili kaloi Prishtinën në epërsi prej 1:0 në minutën e 45+3’.

Ndërkaq, Ballkanin nga humbja e shpëtoi Albion Rrahmani, i cili i siguroi barazimin kampionit kosovar në minutën e 90+5’.

Po ashtu, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe derbi tjetër mes Llapit dhe Dritës, ku kjo e fundit arkëtoi pikët e plota.

Përgjatë 90’ minutave lojë në “Zahir Pajaziti”, Drita e mposhti Llapin me rezultat solid 2:0. Golat për skuadrën gjilanase i shënuan Blend Baftiu (minuta e 58’) dhe Raddy Ovouka Hokemba (minuta e 90+3’).

Me fitoren e sotme, Drita shkëputet në krye të tabelës në kuotën e 66 pikëve, tre sosh më shumë se Ballkani në pozitën e dytë.

Në anën tjetër, Llapi zë vendin e gjashtë në tabelë me 41 pikë, kurse Prishtina renditet e katërta me 43 pikë të arkëtuara.

Rezultatet finale të ndeshjeve:

Ballkani 1:1 Prishtina

Llapi 0:2 Drita

Back to top button