Rikthehet Fjolla Morina

Këngëtarja, Fjolla Morina, së fundmi ka paralajmëruar ndjekësit e saj se po vjen me një projekt të ri muzikor.
Artistja ka publikuar disa fotografi në ”Instagram”, të cilat duken se do të jenë pjesë e videoklipit të ri.
”Per kon po fol ti kishe, Kishe po mnjeh ti kishe, Soon🎼”, ka shkruar Fjolla krahas fotografive.


Kujtojmë që, artistja ishte arrestuar në korrik pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.
Mirëpo, që nga 15 shtatori, Fjolla është lënë e lirë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për ekstradim në Shqipëri. Kjo ka bërë që asaj t’i ndërpritet masa e paraburgimit.
Ndërsa, sa i përket jetës personale, Fjolla kohëve të fundit është përflitur për lidhjen e saj me Fisnikun dhe duhet se lidhja e tyre ka përfunduar pasi që të dy i kanë fshirë fotot e përbashkëta në rrjete sociale.
Ndërkaq, projekti i fundit muzikor nga Fjolla është ”Kape”, i cili është publikuar më 4 shtator 2020./21Media

Back to top button