Theret me thikë te shkolla, nxënësi dërgohet në QKUK

Një nxënës dje është dërguar në QKUK pasi është therur me thikë nga një nxënës në Podujevë. Sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati.

“Raportohet se në hyrje të shkollës, i dyshuari mashkull kosovar (nxënës), pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar (nxënës). Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë.”, ka bërë të ditur policia./21Media

Back to top button