Rikthehet grupi “Spice Girls”, bëhet e ditur data e publikimit të albumit

Për 25 vjetorin e debutimit të albumit të tyre, “Spice Girls”, do të publikojnë një seri këngësh, përfshirë këngë që nuk janë dëgjuar kurrë më parë dhe e gjithë kjo si falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të dëgjuesve të muzikës së tyre.
25 tetori do të shënojë rikthimin e popgrupit britanez.
Më 1 shtator, grupi publikoi një version të “Say You’ll Be There”.
“Gjithçka çfarë doja ishte të më pranonin ashtu si isha dhe t’i bëjë edhe të tjerët të ndjehen njësoj, t’i bëjë të festojnë atë se kush janë dhe të jenë të lirë të ndjehen vetvetja. Shpresoj që kuy\\y do të jetë një mesazh. Është e vërtetë që në fund është dashuria ajo për të cilën ka nevojë secili nga ju”, tha anëtarja e Spice Girls, Mel B./21Media

Back to top button