Rikthimi i familjarëve në shtëpitë e përmbytura: S’ka lënë asgjë

Vjosa nisi të tërhiqet në shtratin e saj natyral në Urën e Mifolit dhe banorët në fshatrat e Fierit e Vlorës dje u drejtuan për në shtëpitë e tyre. Por, rikthimi ishte i vështirë për familjet e fshatit Ferras në Fier.
Uji që arriti gati 1.5 metra të dielën përmbyti gjithçka që ata kishin.
“Brenda është futur afërsisht 1 metër e gjysmë ujë.”
Të pashpresë u munduan që të shpëtojnë ç’të mundnin.
“Të gjitha dëme janë ato.”
“U munduam të ngrinim shumicën e gjërave, të gjitha i ka zënë uji. Çdo gjë është shkatërruar.”
Qytetarët natën e kaluan nëpër makina ose tek të afërmit.
“Kam fjetur në makinë.”
Gishtin e përgjegjësisë e drejtuan nga shteti ai që duhet t’i kishte ndihmuar shumë herë, por që për ta nuk ishte kurrë aty.
“Kemi nevojë për shumë gjëra, se çfarë zgjidhje do bëhet nuk e dimë.”
Situatë dramatike edhe afër Urës së Mifolit në anën e Vlorës.
Banorët nga shtëpitë nxorrën vetëm ujë e baltë.
Ata theksuan se fatmirësisht nuk u përsërit situata e vitit 2015, por dëmet janë të mëdha.
Përgjegjës e bënë shtetin.
“Siç shikohet ka ardhur uji 80 centimetra brenda, s’na ka lënë asgjë, as për të fjetur, as për të ndenjur.”
Dje u tha se nisi edhe procesi i verifikimit të dëmeve, në ditën që zonat e përmbytura i vizitoi kryeministri Edi Rama./Oranews

Back to top button