Arrestohen baballarët që rrahën fëmijët dhe djali që rrahu nënën

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje dhe është arrestuar një person, i cili ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
I dyshuari më datë 11.12.2021, rreth orës 16:00 në Kaçanik, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, e cila ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Rahovec, të hënën rreth orës 11:30, një djalë ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Rastin në Polici e ka raportuar nëna, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Ai është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti i dytë i dhunës në familje dje është raportuar në Gjakovë. Një baba ka sulmuar fizikisht djalin e tij, rreth orës 16:05.  Si pasojë, viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media
 

Back to top button