”Rini, thueja kangës ma të bukur që di”

Migjeni ishte poet dhe autor shumë i njohur i viteve 1930-ta. Millosh Gjergj Nikolla konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.
Arsimin fillor e kishte përfunduar në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 ishte shkolluar në Tivar. Pastaj, kishte fituar bursë për në gjimnazin e Manastirit ku ishte nisur atje në vjeshtë të 1925-ës. Pasi kishte përfunduar semimaturën më 1927 me rezultate të mira, kundër dëshirës së tij, e kishin regjistruar në Seminarin ortodoks “Jan Shën Teologu” po në atë qytet.
Disa nga veprat e Migjenit janë: ”Kangë më vete”, ”Luli i Vocer”, ”Vuejtja”, ”Lutje”, ”Një natë”, ”Lagja e varfun”, etj.
 
Poezi nga Migjeni
Kanga e rinis
Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu…
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili
e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.

Back to top button