Giacobbe: Partneriteti SHBA-Kosovë, më i fortë se asnjëherë

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, tha se viti 2021 ka dëshmuar që partneriteti midis Kosovës dhe Amerikës është më i fortë se asnjëherë më parë.
Përmes një postimi në Twitter, Giacobbe ndau një video si shembull i progresit që është bërë në këtë vit.
“Viti 2021 tregoi këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e Kosovës dhe kosovarëve. Gjithashtu dëshmoi se partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës është më i fortë se kurrë. Këtu janë vetëm disa shembuj të përparimit që kemi bërë së bashku këtë vit. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Giacobbe në Twitter./21Media

Back to top button