Rinumërohen 64 nga 914 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve për të cilat u vendos gjatë ditës së djeshme që të rinumërohen.

Në njoftimin e fundit të KQZ-së, u bë e ditur se deri më tani janë rinumëruar 64 nga 914 vendvotime.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Sipas KQZ-së, nga nisja e këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 14 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 64 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave të ndryshme, si: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (6), Gjilan (13) dhe Dragash (25)”, thuhet në njoftimin e fundit të KQZ-së.

Back to top button