Rinumërohen më shumë se gjysma e vendvotimeve

 

Ky institucion ka marrë tri vendime për rinumërim të vendvotimeve. Fillimisht 12 dhe pastaj 494 dhe 58 vendvotime.

Më shumë se gjysma e vendvotimeve janë rinumëruar deri të enjtën në mesnatë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, për portalin rtv 21.tv ka bërë të ditur se janë rinumëruar 312 nga 552 vendvotime.

Me vendim të KQZ-së  procesit të rinmumërimit i nënshtrohen 564 vendvotime  apo rreth 24% e numrit të përgjithshëm të tyre.

Pritet që numërimi i tyre të përfundojë të shtunën në mbrëmje pastaj të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe atyre të diasporës.

Ndërsa Elezi ditë më parë ka bërë të ditur se publikmi i rezultateve përfundimtare mund të bëhet në fillim të javës së ardhshme./21Media

Back to top button