Riparohet rrjeti i komunikimit në Gaza pas ndërprerjes më të gjatë

Rrjetet e komunikimit janë rivendosur në të gjithë Gazën pas ndërprerjes më të gjatë pothuajse totale në enklavën bregdetare që nga fillimi i luftës.

Ndërprerja, e cila zgjati mbi një javë, ishte ndërprerja e nëntë e komunikimeve në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Hamasit më 7 tetor, sipas faqes së monitorimit të internetit Netblocks.

Fares Samer, kreu i ofruesit palestinez të telekomunikacionit Ooredoo, i tha CNN të hënën: “Rrjeti është kthyer në Gazën jugore dhe qendrore dhe po operon në veri. Kjo përfshin komunikimin me telefon celular dhe internetin”./21Media

Back to top button