Ripërpunohet kënga ”Moj dibrane”

 

Këngëtari nga Gjakova, Gentian Gojani ka sjellur një bashkëpunim me këngëtarin nga Dibra, Argjend Marku.

”Moj dibrane”, quhet kënga, e cila është përpunuar nga dyshja.

Sot Gojani ka qenë i ftuar në emisionin ”Një kafe prej shtëpisë” dhe ka treguar me shumë në lidhje me realizimin e këtij coveri.

”Idenë për realizimin e kësaj kënge, e ka dhënë Fisnik Marku, i cili e ka bërë edhe orkestrimin e saj në Norvegji, pastaj këngën e kam kënduar unë në Gjakovë dhe Dibër, ndërsa është miksuar në Gjermani. Pra, kënga  e ka shetitur botën”, ka potencuar Gojani në emision.

Kujtojmë që, kënga së pari është kënduar nga grupi Avi Enigma, e cila është publikuar më 30 janar të vitit 2014./21Media

Back to top button