Elvana publikoi bashkëpunimin me motrën

 

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, dy javë më parë ka publikuar videoklipet e gjashtë këngëve të reja në kuader të albumit ”Çelu”.

Ndërsa, dje ajo ka publikuar edhe një këngë, mirëpo këtë herë është bashkëpunim me motrën e saj, Migenën, shkruan rtv21.tv

Kënga e re titullohet ”Vendi im” dhe deri tani ka marrë 112,574 klikime në Youtube.

Kujtojmë që, albumi ”Çelu” përveç këngës “Vendi im” përmban edhe këngët: ”Mos u ngut”, ”Kunadhe”, ”Kur jemi dasht”, ”Drandofilat”, ”Jeta ime” dhe ”A po vjen”./21Media

Back to top button