Rishi Sunak zyrtarizon kandidaturën për kryeministër të Britanisë së Madhe

Rishi Sunak ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër të Britanisë së Madhe.
Sipas The Guardian, Sunak dëshiron të rregullojë ekonominë, të bashkojë partinë. Ai ka 126 deputetë që e mbështesin kandidaturën e tij.
“Mbretëria e Bashkuar është një vend i madh, por ne përballemi me një krizë të thellë ekonomike. Kjo është arsyeja pse unë jam udhëheqës i Partisë Konservatore dhe Kryeministri juaj i ardhshëm. Unë dua të rregullojmë ekonominë tonë, të bashkojmë Partinë tonë dhe të japim për vendin tonë”, ka shkruar Sunak në Twitter.
Kujtojmë se,Liz Truss dha dorëheqje nga pozita e kryeministres. Duke folur jashtë Downing Street, ajo tha se ka njoftuar mbretin Charles se po jep dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Konservatore.
Para dhjetëra gazetarëve Truss deklaroi se erdhi në detyrë në një kohë “paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare”, përcjell portali rtv21.tv
Ajo tha se qeveria e saj përmbushi faturat e energjisë dhe shkurtoi sigurimet kombëtare dhe kishte vendosur një vizion për një “ekonomi me rritje të lartë të taksave të ulëta”./21Media

Back to top button