Presidenti i Fiorentinës pret që Interi t’i kërkojë falje publike

Fiorentina pret një kërkim-falje nga Interi dhe presidenti i tyre Steven Zhang pasi mbrëmë dolën lajme që sugjeruan sepresidenti Rocco Commisso u përpoq të thyente derën e dhomës së zhveshjes në tunelet e stadiumit.
Tension pati brenda dhe jashtë fushës në Firence, ku Interi siguroi një fitore në sekondat e fundi me rezultat 4-3.
Raporte të shumta në Itali pohuan se pati një debat të nxehtë midis drejtorëve të klubit Beppe Marotta *Inter) dhe Joe Barone (Fiorentina) pas fishkëllimës së fundit, duke shtuar se presidenti Rocco Commisso u përpoq të thyente derën e dhomës së zhveshjes.
Fiorentina i ka mohuar zyrtarisht lajmet me një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare mbrëmë, ku përmendet edhe presidenti i Interit Zhang.
“Presidenti Commisso thjesht komplimentoi lojtarët e tij dhe trajnerin për paraqitjen e shkëlqyer. Prandaj presim një falje zyrtare nga Interi, presidenti i tyre Steven Zhang dhe kushdo që ka përhapur këtë lajm të rremë, duke rikthyer të vërtetën sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e klubit.
Në fakt, te Fiorentina ishin të nervozuar pasi Federico Dimarco nuk u ndëshkuar me karton të kuq, pavarësisht ndërhyrjeve të ashpra të njëpasnjëshme, por edhe në raste të tjera.

Back to top button