Risia e edicionit të 21-të e “Prishtina Fashion Night”

Këtë vit mbahet edicioni i 21-të i “Prishtina Fashion Night” në Prishtinë.
I ftuar sot në emisionin “1 Kafe Prej Shpisë” ishte Blondin Karaxha, i cili tregoi se këtë vit tematika e këtij edicioni ka të bëjë lidhur me muajin rozë.
“Kemi me i pas një ose dy vajza që janë brenda “Prishtina Fashion Night” që e kanë mposhtur kancerin e gjirit do të operohen”. Vajzat që do kryejnë ndërhyrjen estetike do jenë të moshë 20 deri në 25 vjeç.

Blondini ekskluzive për RTV21 tregoi se sfida më e madhe e këtij edicioni ishte përgatitja e skenës e që këtë vit do jetë shenja e kancerit në gji.

“Prishtina Fashion Night”  do mbahet javën e ardhëshme. /21Media
 

Back to top button