Roma-Napoli, dy skuadrat në top formë përballen sonte në “Olimpico”

Lideri i tabelës në Serie-A, Napoli do ta ketë sonte një test serioz për t’u dëshmuar si skuadër pretendente për titull pasi do të ballafaqohet me Romën.
Skuadra romake, e drejtuar nga trajneri portugez Jose Mourinho është duke kaluar nëpër një seri shumë të mirë të rezultateve, me vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit, derisa Napoli ka pesë fitore në pesë sfidat e fundit.
Katër pikë është dallimin i pikëve mes këtyre dy skuadrave, me Romën që pozicionohet në vendin e katërt dhe me një fitore eventuale do të ngjitej në vendin e tretë.
Napoli do të paraqitet pa qendërmbrojtësin kosovar Amir Rrahmani i cili po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi.
Ndeshja starton nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Roma: Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Zaniolo; Abraham.
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Kim, Jesus, Olivera; Ndombele, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Back to top button