Ristuccia pret në takim Hoxhën, flasin për koordinim ndërmjet KFOR-it dhe Policisë

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka takuar drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe stafin e tij, në shtabin e KFOR-it në Prishtinë.
“Ata diskutuan për situatën e sigurisë dhe çështjet kryesore të koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Twitter.
Sot gjatë ditës edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar komandantin e KFOR-it.
Ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA