Ristuccia: Të vetëdijesohemi për sigurinë

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me ambasadorët e vendeve kontribuese dhe përfaqësuesit e lartë kombëtarë të KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.
Gjatë takimit, gjenerali Ristuccia falënderoi mysafirët për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme për misionin e KFOR-it dhe i njoftoi ata me situatën operacionale në Kosovë.
“Ngjarja është një iniciativë e komandantit të KFOR-it me qëllim të përmirësimit të vetëdijes për situatën e sigurisë dhe koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe vendeve kontribuuese të Misionit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.