​City me mungesa të mëdha ndaj Leipzigut, formacionet zyrtare

Në stadiumin “Red Bull Arena” sonte do të zhvillohet dueli i parë ndërmjet RB Leipzig dhe Manchester Cityt, i vlefshëm për kalim në 1/8-tën e finales së Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola do të duhet ta përballojë këtë sfidë pa katër lojtarë shumë të rëndësishëm të formacionit bazë si Stones, De Bruyne, Mendy dhe Laporte.
Por, edhe në kampin tjetër ka mungesa si Diallo, Gulasci dhe Olmo, që të tre për shkak të lëndimeve.
Synimi i Cityt është që të marr një rezultat pozitiv në këtë ndeshje para asaj vendimtare që do të zhvillohet në “Etihad Stadium”.
Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:
RB Leipzig: Blaswich, Klostermann, Orban, Gvardiol, Halstenberg, Laimer, Schlager, Szoboszlai, Forzberg, Silva, Wermer.
Manchester City: Ederson, Walker, Diaz, Akanji, Ake, Silva, Rodri, Gundogan, Mahrez, Haaland, Grealish.

Back to top button