Rita Ora artistja femër më e dëgjuar e shekullit 21
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora është listuar në vendin e 19-të në toplistën e artistëve më të dëgjuar të shekullit 21, në Britani të Madhe.
Rita bëri të ditur këtë lajm përmes Instagramit dhe u shpreh e kënaqur që shënoi një tjetër sukses në karrierën muzikore.
Ora është vazhdimisht në toplistat botërore me këngët e saj, e njëkohësisht shumë e komentuar për të arriturat në muzikë.
“Rita Ora është emëruar si artistja femër më e dëgjuar e shekullit 21”, thuhet në postimin që ka shpërndarë Rita në Instagram.


Artistja shqiptare po shënon sukses të madh në tregun ndërkombëtar e pos kësaj ajo edhe ka marrë çmime të shumta që janë shpërblim për punën e palodhshme të saj ndër vjet./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?