Rita Ora dhe Taika Waititi u fejuan

Rita Ora dhe Taika Waititi kanë vendosur ta çojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër. Këngëtarja dhe regjisori i njohur janë fejuar dhe në fund të verës planifikojnë të bëjnë një dasmë, në të cilën do të jenë të ftuar miqtë e tyre nga shoubizi.
Një burim i paidentifikuar zbuloi për UK Sun se çifti nuk ka qenë kurrë më i lumtur dhe se ky ishte vetëm hapi tjetër logjik në romancën e tyre.
Ora (31) dhe Waititi (46) fillimisht u bënë temë e tabloideve kur u fotografuan duke u puthur në maj 2021. Disa muaj më vonë, ata u shfaqën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq në premierën e The Suicide Squad.
Është e qartë se ata janë marrëzisht të dashuruar, pasi po kalojnë pak më shumë se një vit nga fillimi i dashurisë së tyre deri në martesë./21Media

Back to top button