Rita Ora: E entuziazmuar të kthehem në Tiranën time

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të mbajë koncert më 6 shtator në Tiranë. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari.
Koncerti i Ritës do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Rita u shpreh shumë e lumtur që do të kthehet në Tiranë për të performuar.
“Jam e emocionuar dhe e nderuar të njoftoj se do të kthehem në Tiranën time të bukur. Erion Veliaj më ka ftuar të performoj në një koncert falas për ne për të festuar Shqipërinë si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, shkroi Rita në Instagram./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Back to top button