Rita Ora i shpjegon publikut ndërkombëtar nocionet ”kosovar” dhe ”shqiptar”

Këngëtarja me famë botërore por, me prejardhje shqiptare, Rita Ora është shumë e dashur për publikun shqiptar.
Ajo së fundmi ka qenë pjesë e një vlogu interesant të ”Wired”, duke iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që fansat i kanë bërë në platformën e kërkimit në Google për të.
Dhe njëra prej pyetjeve që kanë bërë fansat ka qenë se ”a është Rita Ora shqiptare”?
Ndërkaq Rita ka dhënë një shpjegim për këtë.
”Po, por më lini t’jua shpjegoj pak, është pak e komplikuar në rregull? Kosova është tani e pavarur, e cila nuk ka qenë më parë. Kështu që teknikisht, po, për disa vite unë do të thoja: Jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por unë aktualisht jam kosovare, por është vërtet shumë e përafërt”, është përgjigjur Rita.

Ndryshe, projekti i fundit i Rita Orës është ”You for me”, të cilin e ka publikur më 16 qershor dhe e ka sjellur në bashkëpunim me Dj Sigala./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button