Rita Ora mbërrin në Kosovë, prek tokën dhe vë dorën në zemër

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur sot në Kosovë.

Ajo ishte e shoqëruar nga babai i saj, Besnik Sahatçiu si dhe nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi.

Këngëtarja e famshme u prit nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili solli edhe një video nga momenti kur zbret prej aeroplanit.

Rita nga ana tjetër sapo doli nga aeroplani preku tokën dhe vuri dorën në zemër.

“Oh Zot, faleminderit që jam shqiptare”, u shpreh ajo.

Rita Ora sot feston ditëlindjen e 33-të./21Media

Back to top button