Aksidentohet për vdekje një këmbësor në Pejë, arratiset i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së dielës në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku është goditur për vdekje një këmbësor.

Policia ka thënë se vdekjen e 41-vjeçarit Sh.M. e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa vetura që ka shkaktuar aksident është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia është në kërkim të të dyshuarit që shkaktoi aksidentin.

“Më datë 26. 11. 2023 rreth orës 00:47 është pranuar informatë se në rrugën Bill Klinton në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestarë. Trupi i viktimës SH. G. mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Back to top button