Kaloni te përmbajtja kryesore

Rita Ora me dedikim të veçantë për ditëlindjen e burrit të saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka bërë një dedikim të veçantë bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Taika Waititi, me rastin e ditëlindjes së tij të 49-të.

Në një postim në Instagram, Rita ka ndarë disa fotografi atraktive të çiftit, të realizuara gjatë festës së ditëlindjes së Taikës.

Në mbishkrimin që shoqëron fotot, Rita ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Luanit tim, me disa kujtime dhe të qeshura…Taika Waititi, ps: Thika në topin e rugby ishte nga Taika sepse nuk dinim si ta prisnim tortën”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button