Rita Ora zbulon se në janar publikon albumin e ri

Rita Ora ka paralajmëruar se albumi i ri do të publikohet në janar.
Ylli i “Anywhere” u premtoi fansave se ia vlen të presin për muzikë të mirë.
31 vjeçarja pranoi se ka luftuar me presionin e të qenit në qendër të vëmendjes dhe thotë se familja e miqtë e saj kanë kaluar momente kur ajo ndjente se donte të lintë karrierën e saj.
E pyetur se çfarë po bënte në Shqipëri, Rita zbuloi se po punonte në albumin e radhës, i cili do të publikohet janarin e vitit të ardhshëm.
“Do të jetë e mrekullueshme. Më shumë muzikë dhe një film. Ëndrra ime është t’u tregoj të gjithëve se mund të bëni më shumë se një gjë”, tha Rita./21Media

Back to top button