Rivarroset trupi i Liridona Ademajt

(Lajm i përditësuar)


Është rivarrosur trupi i Liridona Ademajt në fshatin Rracaj të Gjakovës. Ajo me kërkesë të familjes është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan.

Liridona është vrarë më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji.

Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.


Sot rivarroset Liridona Ademaj

Liridona Ademaj do të rivarroset sot në fshatin e saj, në Rracaj të Gjakovës. Kjo pasi familjarëve të saj u është aprovuar kërkesa nga prokuroria për rivarrimin e saj.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Liridona Ademajt përmes një postimi në “Facebook”.

“Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamirë se rivarrimi i vajzës sonë Liridona Ademaj, e vrarë më datën 29.11.2023, bëhet nesër më datë 4 dhjetor 2023, në varrezat e fshatit Rracaj, në ora 14:00”, thuhet në njoftim.

Familjarët e së ndjerës në letrën dërguar Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë kërkuar që gjatë procedurës së zhvarrosjes dhe rivarrosjes, përmes policisë t’iu sigurohet privatësi e plotë.

Ademi u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Deri tani janë arrestuar tre të dyshuar për organizimin e vrasjes së saj, ndër ta edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ademaj ishte varrosur fillimisht në fshatin e bashkëshortit në Cërmjan.

Back to top button