Rizani i PDK-së thotë se të gjithë mësimdhënësit do t’i pajisin me laptopë 

Kandidati i PDK-së për të parin e Lipjanit, Hyzer Rizani sonte në RTV21 premtoi se të gjithë mësimdhënësit do t’i pajisin me laptopë.
Rizani tha se të gjitha QMF-të do të pajisen me nga një autoambulancë, si dhe ndër të tjera përmendi edhe investimet në bujqësi.

Në zgjedhjet në Lipjan kanë të drejtë vote gjithsej 61 mijë e 45 qytetarë. Në garë për kryetar të Lijanit janë katër kandidatë: nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Budakova, nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti dhe nga Partia Demokratike e Kosovës, Hyzer Rizani./21Media

Back to top button